Facebook
WhatsApp

Ledjona i theu vezën në kokë Romeos, dënohen të gjithë

Vëllai i Madh ka dënuar të gjithë banorët.

Produksioni ka bllokuar çdo frigorifer ku në dispozicion do të jenë vetëm disa ushqime bazike, deri në një njoftim të dytë, kur konkurrentët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe të mos e bëjnë atë pjesë të lojës së tyre pasi shumë herë banorët shfaqen duke sulmuar njëri-tjetrin me ushqime.

Reagimi i Vëllait të Madh erdhi si pasojë e një veprimi që Ledjona bëri ndaj Romeos. Ajo i ka thyer në kokë një vezë, teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë, veprim i cili erdhi i papritur për aktorin. Ndërsa Ledjona u justifikua me faktin se e bëri për t’i kthyer përgjigje pasi ai e quan dele.

Situata nuk ka kaluar qetë, pas mes tyre janë ndezur debatet, ku janë  përfshirë edhe Heidi, Roza, Juli.

Romeo i është kthyer Ledjonës duke i thënë se një veprim i tillë vjen vetëm nga një person që nuk ka argumente.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat