Facebook
WhatsApp

“Më kryqëzuan”/ Besi reagon përsëri pas ndarjes nga Xhensila

E teksa pak ditë më parë Besi konfirmoi ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, duket se kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga publiku.

Në “Ferma Vip”, ai ka rrëfyer se ndihet i kryqëzuar nga mediat rozë pas reagimit që bëri për divorcin e bujshëm me Xhensilën.

“Elsa është nga ata persona që ka ndjerë lukuninë e portaleve mbi veten. Po e them unë që çfarë nuk kam lexuar për veten time. Ajo turmë që ditën e hënë i shtronte Krishtit rrugën me gjethe dafine, ishte po e njëjta turmë që thërriste kryqëzojeni, kryqëzojeni, kryqëzojeni. E rëndësishme është që nëse je mirë me veten dhe me Zotin, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Besi.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al