Facebook
WhatsApp

“Më nxiu jetën”, Ermali Mamaqi i përgjigjet Fifit: Nuk ishim të kënaqur!

Ermal Mamaqi, ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën e Fifit e cila akuzoi aktorin se ai ia kishte nxirë jetën ndërsa këngëtarja punonte për emisionin ‘Xing me Ermalin.’  

I ftuar në Ora News në emisionin Glamour Zone, Mamaqi u pyet për deklaratën e Fifit.

Ermali u shpreh se beson që Fifi të ishte duke bërë shaka, por megjithatë edhe ai i kishte disa rezerva për të.

“Besoj se Fifi këtë e ka thënë me shaka, por nëse do të qëndrojmë seriozë, unë kam një natyrë që dua të jem korrekt në punë dhe pres korrektesë nga ata që punojnë me mua. Ndonjëherë Fifi vonohej dhe ne nuk ishim shumë të lumtur me këtë. Ky ishte rezultati final, që ne nuk ishim të lumtur.”

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat