Facebook
WhatsApp

“Më qëlloi se i kërkova 50 lekë për çamçakëz”, Roza flet si rrallë herë për të atin: Rita u mundua ta ndihmonte kur…

Banorët e Big Brother Vip kanë rrëfyer sot momente të trishta nga jeta e tyre, si humbja e njerëzve të dashur apo problemet shëndetësore që kanë hasur.

Ndër to, edhe Roza Lati, si rrallë herë ka treguar për marrëdhënien e saj me të atin. Ajo ka thënë se babai i saj ishte i dhunshëm.

“Babi më rrifte kur kërkoja ndonjë gjë. 50 lekë kam kërkuar për çamçakëz, 5 vjeçe, më kanë bo sytë xixa, se kërkova për të ngrënë një çamçakëz si shoqet e lagjes që sa kishin dalë çamçakizat”, rrëfeu ajo.

Roza tha se i ati i saj ndërroi jetë nga një tumor në kokë, pasi nuk arriti të operohej në kohë në Turqi, për shkak të listës së gjatë me pacientë. Ajo th se Rita Lati, ndonëse e ndarë, ishte munduar ta ndihmonte.

“Im atë nuk u bë për të ikur për t’u operuar në Turqi se kishte shumë radhë. Lista e emrave për t’u operuar nga tumori në kokë, lista ishte e gjatë dhe emri i tim ati ishte shumë poshtë. Mund të kurohej domethënë, ka qenë viti 2001, dhe mbaj mend që Rita ime, sado që ishte e ndarë, është munduar, është futur në ministri si mik që emrin e babit ta ngjisnin më lart në listë që të mund të shkonte në Turqi, duke qenë se Rita njihej dhe kishte kontaktet”, tha Roza.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al