Meritoni ka rrëfyer një histori tepër prekëse të djalit të tij gjatë primet të sotëm.
Ai ka treguar mes lotësh, se djali i tij është me autizëm dhe kjo është arsyeja pse ai ka hyrë në Big Brother.
Unë jam brenda për një kauzë që nuk e kam folur më parë. Leari është fëmijë autik, nëse fitoj, dua që gjysma e çmimit të shkojë për Learin dhe tjetra për fëmijët e tjerë me të njëjtin problem.
Meritoni ka folur edhe në lidhje me problemet që ai ka me nënën e djalit.
Kam pasur probleme me nënë e tij, nuk flas dot më. Do doja shumë ta kisha afër por nëna e tij nuk do. Dua ta falenderoj shumë për gjithçka, për djalin, ai është arsyeja që na mban afër. Më ka marrë malli. Do doja të shikoja video ose diçka por nuk do nëna e tij. Urroj që një ditë ai të bëhet burrë dhe ta kuptojë ndarjen tonë. Do t’i kërkoj falje për shumë gjëra dhe dua të jem shembull për të. Çdo gjë e bëj për të.
Më nënë e tij jemi njohur që 17 vjeç, kemi pasur një dashuri shumë të madhe. 22 vjeç kuptuam që do bëheshim pridnër. 23 u bëra baba, aty nisën problemet. Si i ri nisa të krijoj diçka brenda qytetit tim, ajo ishte në Austri. Debati ishte ku do jetonim. Unë nuk ksiha vizë, ajo më vendosi kush që eja në Austri ose ne nuk vimë, për këtë arsye ne u ndamë. Unë doja që të jetonim në Prishtinë. Kjo nuk u bë dhe gjërat janë si tani, unë nuk e takoj më.
Unë duhet të prezantoja një festival dhe mora vizë për të udhëtuar. Kur festivali dështoi unë u gëzova spese kisha mundësinë ta takoja. Me atë vizë dy-ditore udhëtova drejt Zvicrës dhe aty e takova për herë të parë.
Post Views: 137