Facebook
WhatsApp

“Mora Alban Skënderajn për mbështetje”, Elgit Doda rrëfen fillimet: E kam kompleks të dal para publikut, kur hyri Donaldi në Big Brother…

Artisti Elgit Doda, i ftuar në “Cherry on Top”, tregoi detaje nga fillimi i karrierës së tij si këngëtar, para publikut.

Ai tregon se e ka pasur shumë të vështirë që të përballej me publikun LIVE, ndërsa tregon se dy artistë të tjerë, njëkohësisht edhe miq të tij, Alban Skënderaj dhe Romeo Veshaj e kanë mbështetur në këtë drejtim.

“Ka qenë një moment i vështirë në jetën tonë, një tip frike të dal dhe të përballem me publikun. Më pëlqen komoditeti të rrija prapa skenave.  Te koncerti i parë mora Alban Skënderajn për suport dhe Romeon. Më 5 tetor bëra koncertin e parë, kur Donaldi hyri në Big Brother. Unë marr edhe Romeon dhe Albanin, Albani këndoi dy këngët që kishim bashkë, Romeo më jepte zemër nga prapaskenat”, tregon Elgiti.

Ai tregon se një nga këngët e tij ’Ku je’ është një këngë që i dedikohet bashkëshortes së tij Klea Hutës.

“I dedikohet një fragmenti të jetës sime me Klean. Kënga ishte e krijuar më përpara, dhe teksti iu vë më mbrapa”, tha ai.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al