Facebook
WhatsApp

“Mos je e lidhur jashtë”/ Juli ngre dyshime mbi statusin e Erjola Doçit

Gjatë një bisede me Julian Dedën, moderatorja Erjola Doçi tha se akuzat e balerinit Graciano Tagani, janë shumë të forta dhe nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte qenë e lidhur jashtë.

“Asgjë, do të kishte ardhur brenda dhe do të kishte thënë del një çikë përjashta. Si babai kësaj (Heidit) që ka shkuar atje”– u shpreh Juli duke qeshur, teksa tallej me Heidin.

“Se mos je e lidhur jashtë dhe s’ke treguar”- vazhdoi Juli duke dyshuar se Erjola është në një lidhje jashtë shtëpisë.

Moderatorja tha e nuk është e lidhur, megjithëse aktorit iu shtuan dyshimet sepse konkurrentja nuk u betua.

Pjesë nga biseda:

Erjola: Po të kisha qenë e lidhur jashtë o Jul edhe s’dua ta ndaj. A e kuton se çfarë lloj akuzash? A e kupton se çfarë do të kishte ndodhur?

Juli: Asgjë, do të kishte ardhur brenda dhe do të kishte thënë del një çik përjashta. Si babai kësaj (Heidit) që ka shkuar atje.

Erjola: Ka jetë përtej o Jul, nuk futen akuzat.

Juli: Se mos je e lidhur jashtë dhe s’ke treguar.

Erjola: Nuk jam dhe prandaj jam e qetë. Nuk jam shyqyr zotit.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat