Facebook
WhatsApp

Mozzik kalon “provën” e parë, babai i Lotinës flet me superlativa: E kam dhëndër

Një nga romancat më të përfolura për momentin është ajo e Mozzik dhe Lotina Hazirit. Dyshja bënë publike lidhjen e tyre pak javë më parë, duke ndarë në rrjete sociale momente romantike me njëri-tjetrin. Lotina, është vajza e politikanit të njohur kosovar, Lutfi Haziri, i cili aktualisht është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë të fundit, Haziri është pyetur mbi marrëdhënien e vajzës së tij me Mozzik. Reagimi i tij ka qenë pozitiv dhe mbështetës.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti. Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozzik është bërë dhëndri im i ri”, tha ai.

Duke e bërë të qartë se ai është i lumtur për këtë lidhje, Haziri shtoi: “Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrin e ri.”

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat