Facebook
WhatsApp

“M’u shemb bota!” -E ëma humbi betejën me sëmundjen e rëndë, Anna Lika zbulon dëshirën e fundit të nënës së saj!

Nëna e aktores së njohur Anna Lika, Ilda Gjoni disa muaj më parë humbi betejën e me sëmundjen e rëndë. Së fundmi Anna ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka rrëfyer detaje të reja mbi nënën e saj të ndjerë.

Aktorja tregoin se së bashku me familjen e kanë përcjellë të ëmën për në banesën e fundit me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur sepse sipas saj kjo ishte dëshira e saj e fundit.

Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se ‘ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni’, dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.

Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonatë që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.”– tregoi Anna.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat