Facebook
WhatsApp

Mungoi në gjysmëfinalen e “Ferma VIP”, reagon Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari, moderatorja e “Ferma VIP” ka reaguar lidhur me mungesën e saj në spektaklin e madh të gjysmëfinales, i cili u zhvillua mbrëmjen e kaluar.

Moderatorja ndau në rrjetin social “Instagram” disa foto, duke theksuar se ishte e përgatitur për spektaklin dhe e kuruar deri në detaje, por një problem shëndetësor bëri që të mos ishte e pranishme, gjë të cilën e dëshmon edhe me një fotografi.

“Si duhej të kishte shkuar & si shkoi?! Falenderuese pafund për çdo mesazh të ngrohtë, në këto momente!”, shkruan ajo.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al