Facebook
WhatsApp

Ndeshje e çmendur në “Santiago Bernabeu”, 2 gola brenda 2 minutave lojë

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë në “El Clasico”-n mes Real Madrid dhe Barcelonës. Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Christensen në minutën e 6-të, ndërsa madrilenët barazuan me një penallti të Vinicius në minutën e 18-të.

Kjo penallti krijoi polemika të mëdha, por jo vetëm. Pretendime krijoi dhe një rast i minutës së 28-të. Yamal gjuajti dhe Lunin priti topin, por te Barcelona pretendonin se kishte kaluar vijën.

Në fund nuk u gjuajt gol, duke krijuar polemika të mëdha. Në La Liga nuk përdoret teknologjia e vijës së portës, duke lënë VAR-in që ta përcaktojë nëse ishte gol apo jo.

Pjesa e dytë ka nisur me gol nga Barcelona Jamal kroson në zonë, me topin që i drejtohet portës dhe pritet nga Lunin. Sfera më pas shkon në këmbët e Lopez që nuk gabon me portën e boshatisur.

Brenda 2 minutave Real Madrit me anë të një krosimi në zonë nga Vinicius gjen Lukas Vazkez, që dërgon topin në rrjetë.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat