Facebook
WhatsApp

Në cilin ekran do e shohim? Einxhel Shkira e konfirmon, rikthehet këtë sezon në TV

Pas një pauze të madhe, Einxhel Shkira do të rikthehet së shpejti në ekran.

Themi këtë, pasi vetë moderatorja nxiti dyshimet se kjo do bëhet realitet. Në foton që postoi një ditë më parë, një ndjekëse e pyeti nëse do të jetë pjesë e edicionit të katërt të ‘Big Brother VIP Albania’.

PyetjaEinxhel, do të të shohim sërish në “Big” siç po lexojmë? Megjithëse do të doja të të shihja duke shkëlqyer në TV, jo sërish pjesë e atij formati, pyeti ndjekësja.

Einxhel u përgjigj se do ta shohim shumë shpejt në ekran, pa dhënë më shumë detaje se në cilin format.

“Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni”

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al