Facebook
WhatsApp

Në lidhje me Azet? Motra e Erjolës sqaron gjithçka

E ftuar në emisionin ‘Natën me Aulonën’, Ada Doçi, motra e Erjola Doçit flet për lojën e së motrës brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Por, ajo u ngacmua pak për lajmet që qarkulluan për një romancë të Erjolës dhe Azet.

”Edhe po ta di nuk them dot gjë, por përderisa ka dalë videoja me Azetin, ka qenë e lidhur. Nuk besoj se është më.”- ka thënë ajo.

“Të tregon? Të thotë ty?” – e pyet Aulona më tej, ndërsa ajo përgjigjet:

“Po, më tregon, por lajmet qarkullojnë, duan të bëjnë lajm. Tani ka kaluar ajo. Çdo gjë e kaluar, është kaluar.”

Gjithashtu, nuk u la pa përmendur dhe Silvi, i cili shprehu pëlqim ndaj Erjolës. Ada tha se vlerësoi cilësitë e së motrës, por shtoi se nuk i beson historive të dashurive që lindin në Big Brother.

Lidhja me Azet? E konfirmon vetë motra e Erjolës

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat