Në ditën e Shën Valentinin Efi Dhedhes dhe Flor Mumajesi trazuan jo pak rrjetin kur vendosën të postonin një foto duke u puthur në faqe.
Kaq mjaftoi që në rrjet të përflitej për një romancë të mundshme mes tyre.
Gjithsesi, mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi. E pyetur mbi këto pikëpyetje në intervistën e fundit me “Prive”, Efi deklaroi se ajo dhe Flori janë vetëm miq. E sa i takon fotos tha se rastisën të dy në një event në 14 shkurt.
”Jo. Kemi bërë një foto dhe ka qenë fiks dita e Shën Valentinit. Ishim rastësisht në një event atë ditë. Ne jemi thjesht shumë miq.”– u shpreh Efi.
Post Views: 74