Facebook
WhatsApp

Nga ekrani në biznes, Arbana Osmani zbulon suprizën e madhe për mbështetësit e saj

Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e gatimeve të Arbana Osmanit në Kosovë. Moderatorja njofton përmes një postimi në Instagram se Bana’s tanimë po hapet edhe në Prishtinë. Bana’s Hyper do të sjellë të njëjtën shije si Bana’s Piramida, por ndryshe nga ai i Tiranës, restoranti në Prishtinë do të jetë më i madh dhe do të ketë vend për të gjithë.

“Kur fiks një vit më parë më ftuan për të prezantuar ceremoninë zyrtare të hapjes së madhe të “Prishtina mall” as në ëndrrat e mia më të largëta nuk më kishte shkuar ndërmend se vetëm një vit më pas do kisha biznesin tim në një nga ambjentet e qendrës më të madhe tregtare në rajon.
Sot jam e lumtur t’ju lajmeroj se brenda pak javësh, në zonën Hyperactive te Prishtina Mall do të hapet filiali i dyte i “Bana’s”, me emrin Bana’s Hyper cili do të sjellë të njejtën shije si Bana’s Piramida, por ndryshe nga ai i Tiranës, po kujdesemi që vend të ketë për të gjithë, kështu që kemi marrë vetëm 300 m2:). Shqiptarët e Kosovës kanë qenë që nga dita e parë mbështetësit e mi më të mëdhenj, në çdo hap, kështu që kërkesa e tyre e vazhdueshme që të jemi prezent në Kosovë duhej plotësuar e para. Kjo për mua është privilegj dhe përgjegjësi. Do jetë e bukur kjo “Pranverë në Prishtinë””, shkruan Arbana.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat