Niko Komani ishte fermeri që la “Ferma VIP” ditën e hënën.
Për këtë eksperiencë, ai fol sot teksa ishte i ftuar në “Ferma Club”. Niko u shpreh se nuk ishte as formati dhe as qëllimi i tij që të shfaqej ngacmues në Fermë, ndaj u soll në atë formë.
“Doja të tregoja Nikon bashkëpunues, i edikuar, i qetë. Njërëzit janë mësuar të shohin Nikon që shpërthen, por nuk njohin këtë Nikon. Nuk është ai lloj formati që duhet të shpërthesh. Është totalisht tjetër gjë. Ika me tjetër frymë. Nuk kisha pse të nxirrja letrën e Nikos së keq, sepse ishim si familje“, tha stilisti.
Ai gjithashtu u shpreh se punët e fermës kanë qenë mjaft të renda saqë nuk ka patur mundësi as të pushonin mjaftueshëm dhe kjo e ka bërë që të humbasë peshë.
“Sa mbaronte Prime humbisja 1 kg. Sa u zgjova të nesërmen pasi lashë Fermën isha i shpërfyturuar“, tha ai.
Gjithashtu Niko bëri edhe një koment për Valerin, përballë të cilit humbi sfidën që e çoi në eliminim.
“Për Valerin kam patur një mendim të mirë. Garat në shtëpi na vunë një skuadër më njëri-tjetrin. Kam qenë nga të paktët që nuk e kam ngacmuar Valerin“.