Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë më parë.
Dyshja është në pritje të një bebushi.
Kohët e fundit kemi parë që Sara të ketë një mbështetje të madhe për një nga banoret e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Heidin, e ndërsa ditën e sotme Sara, Bardhi dhe bebushi i kanë nisur një dron banores në ambientet e shtëpisë teksa shkruajnë:
“Me ty deri në fitore! Qëndro e fortë, të duam. Sara, Bardhi dhe bebi!”.
Pas Sarës një reagim ka ardhur dhe prej Bardhit i cili shprehet se me dronin e nisur për banoren kanë dashur të tregojnë mbështetje ndaj saj për vështirësitë që po i kalonte në atë shtëpi.
“Unë si Bardh mbas Romeos dhe Meritonit marrëdhëniet më të mira i kam pasur me Bacin. Baci më ka qëndruar afër mbas daljes së Sarës, e cila e kishte porositur të kalonte më shumë kohë me mua nëse dilte. Kurrësesi se harroj Romeon dhe Meritonin por me këtë dron të krijuar prej më datë 1 prill kemi dashur të tregojmë mbështetje vetëm ndaj Heidit për vështirësitë që po i kalonte”, shprehet Bardhi.
Pas disa reagimesh të ardhura nga Sara dhe partneri i saj Bardhi, ish-banorja ka bërë një tjetër reagim në llogarinë e saj personale të Instagramit teksa shpërndan një mesazh me binjakun e Romeos, Donaldin, ku ky i fundit i thotë: Unë e di çfarë njerëzish jeni ju të dy!
Më pas Sara shprehet se ajo së bashku me Bardhin dhe dy binjakët kanë një marrëdhënie tepër të mirë dhe kurrë nuk do e bënin dërgimin e një droni në shtëpi për të përçarë një çift ose për vëmendje.