Facebook
WhatsApp

Noizy nuk gjen qetësi, tjetër incident në lokal, këtë herë me kapsolla

Ditën e sotme persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi kapsollash në tarracën e lokalit të reperit Noizy në Durrës.

Policia ka raportuar se nuk ka dëme materiale, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar panik si pasojë e ngjarjeve të shkuara.

Nuk dihet nëse kapsollat e hedhura në tarracën e lokalit të Rigels Rajkut janë simbol i një kërcënimi.

Kujtojmë se më herët dy lokalet e reperit në Durrës janë përfshirë nga zjarrvënia e qëllimshme dhe ngjarjet kanë ngelur pa autor.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat