Spektakli i sotëm në Big Brother Vip ka nisur me klipin për misionin sekret që ju besua Heidit dhe banorit më të ri Lidit, i cili do të duhej të futej në rol si vëllai i Heidit. Të dy arritën ta kryenin me sukses misionin e tyre, por kishte dhe nga ata banorë që dyshonin se ishte një situatë e inskenuar nga Heidi. Mes tyre ishte edhe Erjola e cila pyeti nëse “publiku ha bar” që nuk sheh se Heidi s’ka emocione. Në spektaklin e sotëm, Heidi shprehu zhgënjimin për Erjolën, ndërsa kjo e fundit argumentoi qëndrimin e saj.
Post Views: 33