Një person, që pretendon se është babai i Sara Gjordenit, ka reaguar pas akuzave të bëra nga modelja, se i ati ka tentuar ta helmojë dhe ta rrëmbente kur ishte e vogël.
Sipas tij, divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë, ndërsa mohon të gjitha deklaratat e Sarës për dhunë.
“Po të dijë edhe këtë Sara, se po e them publikisht, babi mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Po ti nuk e ke pyetur ndonjëherë mamanë. Më tradhtonte, e kam kapur vetë.
Unë jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenit, po e jap këtë intervistë sepse nuk e prisja nga vajza ime. Më ka bërë kaq keq. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerr jashtë bashkë me të ëmën. Pasi lindi Sara, kemi shkuar me shtëpi në Kuçovë, në ruajtje të një kushëriri tim. Më vonë, ai kushëriri më dërgon mesazh që para tre muajsh, më liro shtëpinë se do vij vetë. Qëlloi që erdhi tezja e Sarës, na la shtëpitë e saj, pa qira. Unë kam qenë punonjës policie në Berat dhe po t’i kisha bërë këto gjëra, do më kishte marrë policia direkt”.