Facebook
WhatsApp

Nuk është Juli, Françeska dëshiron që ky banor të fitojë ‘BBV 3’

Françeska Murati dha ditën e sotme intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”. Në ‘Fan Club’, ajo u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj, ndërsa tha se të pestë finalistët e meritojnë finalen e madhe të 25 majit.

Po ashtu, Françeska zbuloi se ka dëshirë që këtë edicion ta fitoje Meritoni.

“Kam dëshirë ta fitoje Egla se është një femër. Do doja shumë ta fitonte një femër.

Jul Deda për të gjitha vlerat që ai ka si një baba, si një imazh në Shqipëri dhe për të gjitha gjërat që i ka dhënë këtij formati. Ama për mua, Meritoni shoku im, miku im i ka të gjitha votat e mia dhe familjes time. Për të gjithë mesazhin që ai ka dhënë, për djalin që është, do doja ta fitonte ai”.

Mbrëmjen e kaluar, pasi la shtëpinë, Françeska tha në studio se ka dëshirë që të fitojë Juli.

“Unë personalisht shoh ‘kokë më kokë’ Julin dhe Eglën. Por me dëshirë të madhe po them që e fiton Julian Deda”

Kujtojmë se Françeska la mbrëmë garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat