Facebook
WhatsApp

“Nuk mund të bëja dot asgjë”/ Juli rrëfen mes lotësh ikjen e Zef Dedës

Juli ka rrëfyer para të gjithë banorëve momentet e fundit të babait të tij, aktorit të njohur Zef Deda. Juli tregoi se babai i tij, i cili vuante nga kanceri, nuk arriti të lëvizte dot nga krevati për shkak të kësaj sëmundjeje.

I kapi të gjithë organet derisa nuk lëvizi dot nga krevati dhe kështu ndërroi jetë. E di cila është pjesa më e vështirë? Të shohësh njeriun tënd, duke ikur dhe nuk ke se çfarë t’i bësh më. Dorëzohet shkenca, dorëzohet mjekësia, çdo gjë. Ai nuk mund ta përballonte kimion dhe këtë e dinte shumë mirë”, zbulon Juli.

Pas debateve në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka mbërritur një zarf i bardhë nga produksioni i cili i ftoi banorët të tregojnë histori nga jeta e tyre personale.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat