Pavarësisht që ka disa vite që është pjesë e muzikës shqiptare, reperin e njohur, Bardhi arritëm ta njohim më shumë sa i përket personalitetit të tij, falë pjesëmarrjes në edicionin e tretë të BBV.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Bardhi ka njohur dashurinë e jetës së tij, Sara Gjordenin, me të cilën janë në pritje të një vajze.
Momentalisht Sara është duke shijuar një eksperiencë të re televizive dhe bëhet fjalë për praninë e saj në jurinë e “She’s on Top”.
Lidhur me këtë paraqitje të saj, Bardhi ka bërë një koment në profilin e tij të Instagramit, duke i dërguar një mesazh edhe Ori Nebijaj, opinionistes së BBV3.
Bardhi është shprehur se Ori nuk paska kritikuar aspak në krahasim me Sarën.
“Asgjë nuk paske kritikuar ti krahasuar me atë çfarë po kritikon gruaja ime”, shkruan Bardhi bashkangjitur postimit, në të cilin ka publikuar Sarën gjatë episodit të “She’s on Top’.#