Facebook
WhatsApp

“Numëroja sekondat që të mbushja 18”, Elsa përlot me rrëfimin për mamanë

Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer në Ferma Vip për fëmijërinë e saj të trishtë dhe sfidat e vështira që ka kaluar pas vrasjes së të ëmës. Elsa tha se ajo ishte 15 vjeçe kur ndodhi ngjarja dhe numëronte ditët që të mbushte 18 në mënyrë që të hapte procesin gjyqësor.

“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeçe dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin. Unë që në moshën 18-vjeçare kam marrë avokat penalist, e di pse? Për mamanë time.”, tregoi ajo.

Fëmijëria e Elsës u trondit kur ajo humbi nënën e saj, violinisten Eva Vishaj në vitin 1997, viti i trazirave të mëdha. E ëma e këngëtares u qëllua me plumb në kokë.

Si autor i dyshuar i kësaj vrasjeje u akuzua Albenc Ago. Eva Vishaj punonte si kamariere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të parkut Rinia dhe në afërsi të godinës kur dikur ndodhej Ministria e Mbrojtjes. Motivi i vrasjes së saj nuk u zbulua asnjëherë plotësisht.

Gjithashtu, këngëtarja ditën e djeshme ka thënë se vajza e saj quhet Evita dhe mbart emrin e mamasë së saj.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat