Facebook
WhatsApp

Oborri Mbretëror: Shteti na tradhtoi, fshini videot nga rrjeti!

Oborri mbretëror ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia kundrejt tij ditën e martë.
Në njoftimin zyrtar, Oborri mbretëror shpreh zhgënjim lidhur me autoritetet e rendit për shkak se videoja që po qarkullon në media, ku shihet Princi duke u dhunuar nga ish-bashkëshortja e tij ka dalë nga organet e rendit pa pëlqimin e palëve.
Ata kërkojnë gjithashtu fshirjen e të gjitha posteve nga rrjetet sociale dhe mediat.
Njoftimi zyrtar: 
Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.
Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.
Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet. – shkruan Oborri Mbretëror i Shqipërisë.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat