Facebook
WhatsApp

Olta Gixhari poston foton s*xy, komentuesit e “kryqëzojnë” për bebin e vogël: Qyqa, po e mban fëmijën si portofol…

Aktorja e njohur Olta Gixhari, dy ditë më parë festoi ditëlindjen e saj.  Ajo ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku duket mjaft se*si si një nënë me fëmijë të porsalindur.

Mirëpo në foto aktorja shihet teksa mban të voglin e saj me njërën dorë dhe me krahun tjetër pozon. Ky detaj duket se i ka ngacmuar fansat per t’iu kthyer keq Oltës.

“Qyqja, po atë që mban si portofol në dorë moj, bebin e ke? Hej zot”- ka qënë njëri ndër komentet dhe të tjerë vazhdonin me ironi: “Është në kuadër të fotos,’ ‘rëndësi ka pamja e jashtme”.

Kujtojmë që Olta ishte një ndër konkurentet më të forta të Big Brother Vip2, ajo e vazhdoi lojën në shtëpi për 4 muaj rresht dhe një javë para mbarimit të spektaklit ajo kërkoi të dilte vetë nga shtepija.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al