Facebook
WhatsApp

Olta revoltohet me ndjekësit: S’kuptoni një batutë! Nuk e trajtoj veten si lopë

Olta Gixhari është përballur me komente aspak të këndshme në një foto që aktorja ka publikuar në Instagram. Në të ajo shfaqet sensuale, me bluzë të shkurtër. Në përshkrimin e kësaj fotoje, Olta shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”.

Batutë e cila siç edhe ajo shprehet në një video mesazh është keqkuptuar nga ndjekësit dhe është ndjerë e fyer prej tyre. Aktorja thotë se përshkrimi ishte në kontekstin e autoironisë, për të cilën ajo madje u shpreh se nuk kanë arritur ta kuptojnë as banorët e BBV në 100 ditë izolim. Ndërsa shtoi se e gjitha ka qenë në kontekstin e batutës pasi ajo kurrë nuk do ta përshkruante apo trajtonte veten si lopë dhe se i përgëzon nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat