Pasi konfirmoi ndarjen nga Chiara Ferragni përfundimisht javën e shkuar, Fedez është përfolur se ka nisur një romancë të re, gjë që në fakt ai vetë në intervistën e tij e mohoi, si këtë fakt, ashtu edhe faktin se mund ta kishte tradhëtuar ish-bashkëshorten.
Megjithatë, teksa ndodhet në Kaliforni, në Coachella, këngëtari është parë në shoqërinë e një vajze tjetër, gjë që sigurisht ka nisur menjëherë fjalët lart e poshtë.
Bëhet fjalë për Giulia Ottorini-n, e cila njihet si influencere në Itali, ndërsa fotot e tyre bashkë, nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kanë bërë xhiron e rrjeteve, sidomos pasi shfaqeshin mjaft të qeshur dhe të afërt në një qendër tregëtare
Post Views: 49