Facebook
WhatsApp

Për herë të parë, Paris Hilton tregon imazhin e vajzës së saj

Paris Hilton dhe bashkëshorti Carter Reem kanë publikuar fotot e para zyrtare të vajzës së tyre 5 muajshe. Hilton postoi fotot e saj të para nga London, së bashku me disa foto familjare me djalin 15-muajsh të çiftit, Phoenix.

“Ju prezantoj me London Marilyn Hilton-Ream. Kam ëndërruar të kem një vajzë me emrin London prej kohësh”, ka shkruar Hilton në postimin në Instagram krahas fotove të dy fëmijëve të saj.

“Jam shumë mirënjohëse që ajo është këtu. Vërtet çmoj çdo moment që kaloj me të. Së bashku me Phoenix-in, engjëjt e mi të vegjël më kanë treguar një dashuri që as nuk e dija se mund të ishte kaq e thellë para se të bëhesha nëna e tyre”.- shkruan ajo.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al