Facebook
WhatsApp

Përjashtimi i Eglës, Olti Curri: Ilnisa etiketoi Riken si të përdalë dhe s’u përjashtua

Gazetari dhe opinionisti Olti Curri ka reaguar përmes një story në Instagram për përjashtimin e Eglës nga Big Brother Vip 3.

Ai shprehet me ironi se një mashkull me personalitet rebel mund të tolerohet, ndërsa një femër jo. Olti rikujton momentin kur Ilnisa etiketoi Riken si të përdalë dhe për të cilën nuk u mor asnjë masë, jo më të përjashtohej. “Meritoni dhe Ilnisa u trembën, kur Lediona tha se Egla është fituese”, thotë Curri.

“Gjithë sulmet e Meritonit dhe Ilnisës ndaj Eglës u maksimalizuan pas deklaratës së Ledionës që Bigun e fiton Egla. Meritoni dhe Ilnisa u trembën dhe e provokuan pa mëshirë. Ilnisa që në fillim të bigut etikoi Riken si të përdalë dhe nuk u përjashtua. Ndërkohë Egla spërkati Meritonin, përmendi dhe familjarë që vetë banorët i kanë përmendur në lojë (kam hyrë këtu për ti dhënë shembull djalit apo vajzës) dhe doli jashtë. Një mashkull me personalitet rebel tolerohet, një femër jo”, shprehet Olti Curri. 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat