Ndërsa i shohim në skenë ndërsa na bëjnë për të qeshur harrojmë jetën e tyre reale, e cila i përball me sfida.
I tillë është edhe rasti i aktores Cubi Metkaj.
Ajo ka rrëfyer një anë të sajën personale dhe për problemet e saj shëndetësore disa vite më parë.
E pyetur se cili ka qenë momenti i saj më i vështirë në jetë, ajo ka veçuar një moment kur ka pasur probleme shëndetësore, teksa tha se në atë periudhë kishte hequr dorë dhe nga jeta…
“Momenti më i vështirë ka qenë një episod në jetën time kur kam kaluar një problem të shëndetit tim fizik, kam hequr dorë nga çdo gjë, profesione, deri dhe nga jeta…
Kam qenë e izoluar për një periudhë të gjatë, ka qenë një moment delikat dhe për familjen dhe për mua, dhe forca më e madhe për mua kanë qenë prindërit”, u shpreh ajo e përlotur.