Një debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother Vip 3 ka ndodhur mes Egla Cenos dhe Heidi Bacit.
Aktorja i është drejtuar Heidit duke e cilësuar budallaqe që kërkon vetëm vëmendje.Heidi i është kthyer duke i thënë se nuk e ka pritur një sjellje të tillë nga ajo, dhe argumenton se qëllimi i Eglës është që ta nxjerrë jashtë shtëpisë.
Miqësia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur sërish.
Egla: Picirruke, ke nevojë gjithmonë për një Sarë me vete,
Heidi: Ke thënë që je italiane, fatkeqësisht prindërit e mi kanë ikur nga këtu.
Egla: Ishte një këshillë dashamirëse
Heidi: Kjo është jeta ime, ik mos më fol
Egla: Ti the jam italiane, unë të thashë mos e thuaj në inat e sipër se të bën dëm!
Je shumë budallaqe, ke mentalitet lufte, do vetëm vëmendje, do njerëz kundër, po të jepja një këshillë, ti je kaq e ngatërrume me veten tani sa nuk di ca flet.
Heidi: E di sa njerëz vijnë këtu
Egla: Surrat patate, nis shit bileta
Heidi: Është bërë me Julin me atë të më nxjerrin mua, erdhe ti tek unë apo erdha unë tek ty!
Nuk më qëndroi afër erdhi më goditi, me më ofendoi. Dashamirësia jote, e kemi parë, zhduku.