Facebook
WhatsApp

“Po të ishe jashtë…”/ Agravon debati mes Meritonit dhe Romeos, moderatori i përmend familjen banorit: O bukëshkelës! Djalë i keq

Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për shkak se moderatori i përmendi familjen aktorit.

“Unë s’të kam thënë ndonjëherë familja Mjekiqi, o djalë i poshtër. Ëfarë bën për lojë o plak, je i shëmtuar”– i tha Romeo i prekur nga fjalët e mikut të tij, i cili tregoi se nuk ka pse të ndihet keq sepse nuk e ka ofenduar atë.

Nga ana tjetër Romeo tha se po të ishin jashtë Meritoni nuk do të “guxonte” t’ia përmendte familjen, por sipas tij banori “përfiton” nga rasti që ndodhet në “BBVIP”.

Moderatori iu drejtua aktorit që ai duhet të ndihet krenarë kur i thotë familja Veshaj, ndërsa tha: “Kur tjetra debil si kthen përgjigje ti”, për Heidi Baçin.

 

Debati: Romeo: E ke nxjerrë jashtë dhe nuk je burrë (duke nënkuptuar Ilnisa Agollin)

Meritoni: Mos prek familja Veshaj

Romeo: Unë s’të kam thënë ndonjëherë familja Mjekiqi, o djalë i poshtër. Çfarë bën për lojë o plak, je i shëmtuar o shpirtë

Meritoni: Çfarë të keqe ka këtu, a jeni familja Veshaj?

Romeo: E thua brenda mureve o burrë se jashtë se thua dot ti

Meritoni: Më thuaj pse?

Romeo: Po se thua dot ti, se nuk e prek dot njerin në familje ti

Meritoni: Duhet të jesh i lumtur kur të them o zotëri

Romeo: A ta kam përmendur ndonjëherë familjen ty?

Meritoni: A e din sa qesharak je?

Romeo: Këtu qesh unë o burrë

Meritoni: Po jashtë

Romeo: Më të dobëtin nuk e prek dot nga familja ti. Ti i përdjek gratë. Merr zarf të zi nga gratë

Meritoni: Kur tjetra debil si kthen përgjigje ti (nënkupton Heidi Baçin)

Romeo: Kur s’më vret mua çfarë të duhet ty? Familjen mos e thuaj më

Meritoni: Jeni dy anëtarë bëjnë një familje

Romeo: A ok, nëse ty nuk të ndalon as kjo gjë ti je bukëshkelës

Meritoni: Kur unë them zonja Veshaj ti duhet të ndihesh krenarë, duhet të çohesh në këmbë dhe të më puthësh në dy faqet. Duhet të thuash po është gruaja ime dhe e kam përjetësisht. A jeni të dashur a çfarë jeni? Se nuk po e kuptoj tani

Romeo: Je super djalë

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat