Facebook
WhatsApp

Pse gjithnjë e më shumë vajzat po ngrijnë vezët?

Prej kohësh tashmë praktikohet metoda e ngrirjes së vezëve, ku ka më shumë gra që kanë zgjedhur të lënë pezull të ardhmen e tyre riprodhuese.

Tashmë, ka klinika të shumta me pajisje testimi për të përmirësuar cilësinë e vezës tuaj.

Ngrirja e vezëve mund të nisë në çdo kohë që një vajzë, një femër ka ende ovulim, ka cikël rregullt. Idealisht ka një moshë që mund të jetë midis 27-34-vjeç. Vezët e ngrira mund të rrojnë pafundësisht. Arsyet mjekësore janë nëse do të ekspozohesh ndaj trajtimeve që kanë potencial të dëmtojnë funksionin e vezoreve ndërsa arsye shoqërore janë vajzat që janë në kërkim të një partneri që ende nuk e kanë gjetur. Janë vajza që ende duan të ndjekin studimet, karrierën, zhvillimin e tyre profesional. Mund të bëhesh mami me ato atëherë kur e lejon ligji. Projektligji i fundit që është propozuar kufizimi është deri në 53-vjeç. “
Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat