Facebook
WhatsApp

Punonjësja e Top Channel: I bashkohem Eglës si dëshmitare

Disa ditë më parë Egla Ceno ka rrëfyer një histori personale të saj, e cila pretendon se ka patur një ngacmim seksual në ambientet e punës nga Saimir Kodra.

Ky lajm solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet dhe nuk mbeti pa u zënë në gojë dhe nga vetë ‘i akuzuari’, i cili sqaroi çdo gjë në emisionin e tij, teksa u shpreh se me këtë çështje do të merret Gjykata.

Këto pamje u transmetuan në ‘Prime-n’, ku dhe vetë Egla tregoi disa nga arsyet pse e bëri këtë rrëfim dhe pse pikërisht përmendi persona të tjerë që nuk janë pjesë e asaj shtëpie.

Gjatë një live që zhvillohet si çdo prime nga Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Isli Islami dhe Lisa Kujofsa në Instagram ku kanë folur për ngjarjet më të nxehta që kanë ndodhur gjatë javës në Big Brother Vip. Teksa komentohej nga Olti, Fatma, Isli dhe Lisa dekalrata e Eglës ndaj Saimir Kodrës mes shumë komentesh u dallua një koment që ishte bërë nga një vajzë e cila kohë më parë ka punuar si grimiere në Top Channel. Madje ajo ka komentuar me emër mbiemër dhe është Eni Lena, e cila ka shkruajtur: “Unë i bashkohem Eglës si dëshmitare”.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat