Facebook
WhatsApp

Telenovela Elia-Leka, kush rrahu kë?

Të gjithë janë shokuar nga historia e shumëpërfolur mes princit Leka dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia.

Ngjarja duket tepër kontradiktore.

Pa mbajtur anën e askujt, po ju tregojmë ato që dimë deri tani.

Gjykata ka vendosur që Leka dhe Elia të mbajnë 5 metra distancë me njëri-tjetrin, si dhe takimet e tij me të bijën të bëhen në prani të dados së vajzës.

Më herët Zonevip.al përmes burimeve të sigurta raportoi se në momentin që princ Leka hyri në Pallatin Mbretëror konstatoi se ish-vjehrri i tij ka tentuar të hapë një nga kasafortat e tij.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, princi ka konstatuar se në dollapin e tij mungojnë sende me vlerë.

Princ Leka edhe më herët i ka ndaluar hyrjen ish-vjehrrit Gjergj Zaharia në Pallatin Mbretëror.

Menjherë pas shpërndarjes së videos skandaloze, ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se në trupin e Elias kishte shenja dhune në trup, por ajo nuk ka pretenduar as në deklaratën e saj publike, as në polici, madje as në videon e publikuar se ajo është objekt dhune nga princ Leka.

Por ajo u shpreh se i vetmi i dhunuar nga princi është babai i saj.

Ndërkohë përpara publikimit të videos, princi tha në polici se ishte dhunuar nga Gjergj Zaharia me shkelma, si edhe i kishte grisur xhupin.

Përveçse e akuzoi si dhunuesin e babait të saj, Elia ngriti edhe një akuzë të fortë ndaj princit për të cilin tha se është me katër klasë shkollë dhe se diplomat i ka të falsifikuara.

Më poshtë po iu ilustrojmë një foto nga koha kur princ Leka ka qenë në universitetin “The Royal Military Academy Sandhurst”.

Princi Leka në Akademinë Ushtarake Mbretërore

Fotoja e mësipërme hedh poshtë këtë pretendim të sajin, pasi Akademia Ushtarake Mbretërore e Britanisë së Madhe kërkon së paku përfundimin e kolegjit, ose universitetit me qëllim hyrjen në të.

Nuk e mohojmë që mund të ketë shfrytëzuar prejardhjen e tij, por përsëri akuza e Elias është e pavërtetë.

Po ashtu në CV-në e tij, thuhet se ka ndjekur edhe universitete të tjera, të cilat nuk jemi në gjendje t’i verifikojmë në mënyrë të pavarur.

Nga historia dhe antikiteti kemi mësuar që asnjëhere nuk mund të ketë vetëm një palë fajtore në një konflikt, i tillë është edhe rasti i princit Leka dhe aktores Elia Zaharia.

Kriza në çift ka nisur gati 3 vite më parë, që pas lindjes së vajzës së tyre.

Daljet e tyre publike kanë qenë të rralla, për të mos thënë inekzistente, çka solli në situatën e ditëve të sotme.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat