Largimi i Egla Cenos nga “Big Brother VIP3” u komentua shumë nga publiku, të cilët ishin të ndarë në dy grupe, ata që ishin shumë dakord me këtë vendim dhe të tjerët që shkruanin se duhet që edhe Meritoni së bashku me Ilnisa Agollin të dënoheshin.
Por gjatë ditës së djeshme u zbulua një detaj që ka të bëjë pikërisht me aktoren e njohur. Në klipin e publikuar nga Vëllai i Madh, Egla shfaqet në një dhomë të izoluar dhe vetëm. Ky detaj ka ngritur menjëherë pyetjet ‘nëse është larguar apo jo nga shtëpia?” dhe ‘a do të rifutet sërish në BBV3?”.
Dinamikat e ndodhura brenda këtyre 24 orëve kanë ndikuar shumë në profilin e Eglës në “Instagram”.
Post Views: 31