Facebook
WhatsApp

Reagon nga Italia burri i Majës:S’i kam prekur 1 fije floku, jetoj në Itali

Pak ditë më parë, këngëtarja Maja Aliçkaj, është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës për burrin e saj, ku ky i fundit ushtronte dhunë ndaj artistes.
Pasi lajmi mori dhenë, ka ardhur një reagim nga bashkëshorti i Majës, Arben Shuaipi me origjinë nga Fieri, i cili nëpërmjet një bisede telefonike me redaksinë e ‘Ora News’ ka hedhur poshtë çdo deklaratë të këngëtares teksa mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj saj.

Ai shprehet se prej vitesh nuk jeton në Shqipëri, por në Itali ku punon si arkitekt dhe nuk ka asnjë mundësi të dhunojë fizikisht apo psikologjikisht ish-gruan e tij, Majën.

 

Sipas tij, si gjatë marrëdhënies së martesës dhe pas martesës ai kurrë nuk ka dhunuar apo qoftë të ketë prekur një fije floku të ish-bashkëshortes së tij teksa shprehet se e vetmja gjë që e lidh atë me këngëtaren është djali i tyre.

“…në muajin Mars 2024, gjyqtarja Fahrije Stringa ka marrë një vendim për lëshimin e një urdhër-mbrojtje në favor të “Majës”, e cila pretendonte se unë e kisha dhunuar. Gjykata ka caktuar që unë të qëndroj 200 metra larg ish-gruas time. Së pari ky vendim është tërësisht antiligjor, pasi është marrë pa prezencën time dhe pa më dëgjuar mua si palë e paditur. Së dyti unë jam me qindra kilometra larg ish-gruas dhe jo 200 metra siç thotë gjykata, pasi jetoj në Itali ku punoj si arkitekt. S’mund të dhunoj gruan në shtëpi apo rrugëve të Tiranë, kur fizikisht nuk jam as në shtëpinë e saj dhe as në Tiranë, por në një shtet të huaj siç është Italia. Ne si ish-burrë e grua na bashkon vetëm djali ynë pasi tashmë jetojmë në dimensione dhe vende të ndryshme…” – ka treguar për “Ora News”, Arben Shuaipi.

Më tej Arbeni shprehet se ka heshtur dhe gjithmonë ka menduar për të mirën e djalit dhe është munduar që konflikti mes tyre të zgjidhej me mirëkuptim dhe përmes ligjit, por sipas tij e gjithë kjo luftë po bëhet për djalin dhe vilat e çiftit që janë në komplekse rezidenciale.

“…unë kam heshtur dhe kam menduar që konfliktin tonë familjar ta zgjidhnim me mirëkuptim dhe përmes ligjit, duke parë dhe të mirën e djalit, që është pasuria jonë më e çmuar. E gjithë lufta bëhet për djalin, dhe vilat tona që janë në komplekse rezidenciale. “Maja” mua kërkon të më nxjerrë totalisht nga pronësia e këtyre dy pasurive në Tiranë, njëherësh të më ndalojë dhe takimin me fëmijën. ”Maja”, me sa duket e këshilluar nga mendje të tjera lakmitare ka vendosur të publikojë në media një konflikt familjar tonin, vetëm me qëllimin për të më diskredituar dhe mos lejuar që unë të takoj djalin. Në Shqipëri vij vetëm për të takuar fëmijën tim, madje as gjyqet kam filluar të mos i ndjek duke ja lënë në dorë mbrojtjen avokates time...” – ka treguar Arben Shuaipi.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat