Një nga artistet e njohura të muzikës shqiptare, Tayna, së fundmi ka ngritur shumë dyshime lidhur me mungesën e saj nëpër rrjete sociale apo edhe në botën e showbizzit.
Siç e kemi treguar dhe më herët, Tayna ka patur një ‘krisje’ në marrëdhënien e saj me menaxherin dhe jo vetëm.
Ajo çka është vënë re së fundmi është që në llogarinë e Instagramit të reperes nuk gjendet më asnjë postim i saj.
Por cilat janë arsyet që Tayna ‘u zhduk’ kaq papritur? Përflitet se i ati i saj është në gjendje jo të mirë shëndetësore, por ende nuk kemi një deklaratë prej vet këngëtares.
Nëse do t’i rikthehet përsëri botës së muzikës apo jo, kjo mbetet për t’u parë.
Post Views: 41