Ish-aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja ka shprehur keqëardhjen për akuzat e princ Lekës kundrejt Gjergj Zaharia se ka dhunuar ish-dhëndrin.
Në një video të shpërndarë në instagram aktori i humorit i kërkon shtetit të marrë masa kundër princ Lekës, për të cilin beson variantin e Elia Zaharias se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Në video ai e quan princin, vjedhës.
Turp e faqja e zezë, të flasësh për Gjergj Zaharinë se ka dhunuar princin, ça do dhunojë princin, Gjergji është 70 e ca vjeç. Që ka rritur e edukuar breza pa fund, një njeri që e respekton një Shqipëri e tërë, një profesor, që ka nxjerrë me qindra e mijëra studentë dhe të vijë princi që ka vjedhur nga babai e të tëra, të prekë dhe të vërë dorë mbi profesorë siç është Gjergj Zaharia?! Ore ka shtet këtu?! Vër njëherë dorë, bëje njërin shembull, të vënë mend këta, se kur bëhet nga intelektualët, imagjino nivelin e ulët. – shprehet Veleshnja.
Kujtojmë që Rezart Veleshnja në një nga kryerolet e tij në Portokalli imiton pikërisht ish-profesorin Gjergj Zaharia.