Robert Aliaj ka komentuar fenomenin e ngacmimeve seksuale në vendin e punës, ku u shpreh se gjeste të tilla i bëjnë vetëm burra që nuk ka respekt për gruan dhe as vajzën e tij. Në një lidhje live me studion e emisionit ‘Open’, Aliaj u shpreh se ne si shoqëri e kemi normalizuar të keqen duke e kthyer në një standard jetese.
“Nga ky sondazhi më rezulton një realitet i brishtë i marrëdhënieve që kanë meshkujt me gratë e tyre. Ngacmim seksual bën vetëm një burrë që nuk ka respekt për gruan dhe vajzën e vet.
Unë jam vet mashkull dhe kam eksperiencën tim si beqar dhe familjar. Nuk e kam pasur asnjëherë si moto që të përfitoja nga dobësitë e të tjerëve. Kam qenë më i dobët se të dobëtit që kam pasur përballë. Kjo ka qenë jeta ime. Ndoshta ajo që duhet të fokusohemi si zgjidhje.
Realiteti është shoqëria jonë që nuk respektojmë gratë tona dhe sillemi keq edhe në punë. Ne e kemi normalizuar të keqen dhe e kemi bërë si standard jete. Kemi pasur një shprehje “lype se s’ta jep, merre se nuk do të thotë gjë”. Kjo ka qenë kriminale”, tha Aliaj.