Facebook
WhatsApp

Romeo tregon momentin më të bukur në shtëpinë e BBV

Ditët e fundit të BBV, 6 banorët e mbetur duket se po i kalojnë në paqe. Darkat i kanë gjetur duke darkuar e duke biseduar me njëri-tjetrin pa sherre dhe debate siç jemi mësuar shpesh t’i shohim.

Në darkën e mbrëmjes së djeshme, Françeska ka pyetur fillimisht Meritonin se cili është momenti më i bukur në BBV, ky i fundit nuk ka preferuar të përgjigjet dhe më pas banorja ka pyetur Romeon.

Romeo: E gjithë pjesa e dasmës mua më ka pëlqyer shumë. Edhe ajo pjesa para dasmës, të gjitha përgatitjet. Jo e kam jetuar, por më është dukur vetja në Dhërmi, nuk më është dukur fare këtu. Që nga momenti i ftesës aty, bisedat, përgatitjet, pastaj pritja në altar. Vetëm po mendoja pse nuk janë prindërit.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al