Sot është mbajtur Olimpiada Kombëtare e Matematikës për vitin 2024, por nxënësve u është bërë një pyetje e pavend. Në vend që t’u testohen njohuritë për probleme matematikore, subjekt i një pyetjeje të testit është bërë banori i “Big Brother VIP3”, aktori Romeo Veshaj.
Në pyetjen 11 të testit të matematikës, nxënësit pyeten për një film të Romeos, se në çfarë ore të mbarojë po të shkëputet energjia elektrike.
“11.Në televizionin Top Channel po shfaqej një film që do të fillonte në orën 9 pa çerek dhe do të mbaronte pas 1 orë e gjysmë. Romeos duke ndjekur filmin iu fikën dritat e shtëpisë për 15 a. 10 pa çerek b. 10 e çerek c. 10 e gjysmë d. 9 e gjysmë e. 11 pa çerek minuta. Në cilën orë do të mbaronte filmi për Romeon?,”-shkruhet në pyetjen, fotoja e të cilës është siguruar nga “CNA”.