Facebook
WhatsApp

Ronaldo Sharka për Romeo-Heidi dhe Sara-Bardhi: Lidhje interesi!

I ftuar ditën e sotme në “Big Brother Radio” ka qenë moderatori i njohur dhe ish-konkurrent i edicionit të dytë të ‘BBV’, Ronaldo Sharka, i cili ka bërë një analizë të lojës së banorëve të ‘BBV3’ duke komentuar gjithashtu të gjitha ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi.

I pyetur lidhur me çiftet e krijuara në shtëpi, (Heidi-Romeo, Sara-Bardhi, Ilnisa-Meriton), Ronaldo është shprehur kështu: Meritoni krijoi ndoshta atë lidhjen e vetme të saktë në këtë Big Brother mendoj unë Ilnisa-Meriton, në të cilën kam besuar dhe vazhdoj të besoj. Ndryshe nga dy lidhjet e tjera, Sara-Bardhi apo Romeo-Heidi. Mendoj që kanë qenë thjesht lidhje interesi, reklamash Instagram-i.

Por çfarë e shtyn Ronaldon të ketë këtë mendim për dy çiftet e fundit teksa është shprehur që janë lidhje interesi? Sipas tij çifti Heidi-Romeo, duket sikur janë lidhur me zor me njëri-tjetrin, nuk kanë asnjë tension seksual, e ndërsa për çiftin Sara-Bardhi teksa i uron fillimisht për pritjen e ëmbël të dyshes, shprehet se nuk beson në vendime të marra kaq shpejt direkt pas “Big Brother”.

“Po, sepse shiko ka një gjë që publiku e vë re. Dashurinë mes dy njerëzve. Domethënë prandaj u fiksuan kaq shumë njerëzit vjet me Luizin dhe Kiarën se e vinin re romanticitetin e tyre. Domethënë tek Romeo dhe Heidi, ose tek Einxhel dhe Dagz kur Einxhel ka qarë me lot, me shpirt kur është eleminuar Dagz-i, apo e kundërta se nuk e mbaj mend si ka qenë. Tek Romeo dhe Heidi nuk i kam vënë re këto detaje. Më duket sikur janë me zor me njëri-tjetrin. Edhe kur puthen më duket sikur nuk kanë asnjë tension seksual. Pra, një puthje me zor, kinemaje do ta quaja unë. Pastaj për çiftin tjetër i uroj më të mirat. Janë në pritje të ëmbël dhe ta shijojnë lidhjen e tyre, por unë nuk besoj tek vendimet kaq të shpejta direkt pas Big Brother. Big Brother është një eksperiencë shumë e vështirë që askush nuk mund ta kuptojë pa e provuar, pa qenë brenda atyre mureve dhe do pak muaj, do pak kohë nga Big Brother. Ti nuk mund të jesh në efektin e famës dhe të marrësh një vendim kaq të rëndësishëm mendoj unë. Gjithsesi ndoshta jam edhe gabim.“

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al