Facebook
WhatsApp

“Kam abortuar foshnjën…”, Roza Lati bën rrëfimin tronditës mes lotësh: Partneri e donte, por se pyeta fare…

Moderatorja Roza Lati,  ka hapur zemrën teksa ka rrëfyer një histori prekse të jetës së saj në formatin e “Big Brother Vip3”.

Teksa ishte duke biseduar me Julin, Erjolën dhe Gracianon, ajo ka treguar se kohë më parë ka ab*rtuar një fëmijë dhe kjo gjë ka ndodhur pa dëshirën e babait të foshnjes.

Ajo shton gjithashtu, se sa e vështirë ka qenë marrja e këtij vendimi dhe është shprehur se asokohe ka ‘dënuar’ veten për atë vendim që ka marrë.

Pjesë nga rrëfimi:

Erjola: A e din Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës

Roza: Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj.  Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po

Erjola: Ishe me të kur e more vesh

Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim

Juli: Ai ishte dakord

Roza: Po, as se pyeta fare

Graciano: Uaa!

Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat