Roza Lati është një prej konkurrenteve më të diskutuara të “BBVIP3”, teksa prej disa kohësh ajo i ka kërkuar produksionit që të takojë nënën e saj, pasi ende nuk ka mundur që aktorja e njohur, Rita Lati, të hyjë si surprizë për të bijën në reality show (përvecse njëhere kur ajo nuk e takonte dot si pasojë e një sfide).
Edhe pse Roza ende nuk e ka takuar dot të ëmën, Rita e ka gjetur mënyrën si të jetë pranë vajzës, teksa pak ditë më parë, më sakta, para Prime-t të së martës, duket se i ka cuar një dron. Sipas një video-je që shfaqet në profilin e Rozës, kjo e fundit e ka parë dronin dhe ka nisur të qajë, sigurisht mjaft e emocionuar, ndërsa e rrethuar nga banorët e tjerë, u shpreh: “E vogla ime sa nevojë kisha!”.
Post Views: 30