E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Sa e ndjek Rudina Dembacaj këtë edicion të Big Brother VIP?
“Unë shikoj dhe ndjek më shumë faqen në Instagram të BBV, shoh patjetër ‘prime’-t dhe përpiqem që të mos i humbas përveç rasteve kur unë kam pasur shfaqje. Unë nuk jam dot me një gjykim të ftohtë për Big Brother sepse jam tifoze, shoku im është pjesë e lojës.
Unë BBV e shoh me tifozeri dhe çdo qasje e kam se si sillen të tjerët me Julin. Nuk jam dot e ftohtë në gjykim”.
Ditën e sotme banorët kanë shprehur emocionet e tyre përmes “telefonatës së erës”, mundësi që Vëllai i Madh vendosi sot t’ju jepte të gjithë banorëve. Nëpërmjet një “telefoni”, ata kanë nisur të bisedojnë me personat që nuk jetojnë më apo me persona që prej shumë kohësh kanë ndërprerë komunikimin.
Gjatë intervistës me aktoren në monitor u shfaq video e Julian Dedës me momentin kur ai telefonoi të atin e tij, të ndjerin Zef Deda dhe zhvilloi një bisedë mjaft të veçantë me të.
Në studio edhe Rudina Dembacaj edhe Elona Duro u përlotën pasi telefonata ishte me të vërtetë emocionuese.
“Juli hyn tek ata njerëz që ka pasur shumë lidhje speciale me të atin, të ndjerin dhe të madhin Zef Deda. E ndiej shumë këtë sepse ndodh e njëjta gjë edhe për mua. Bëhen katër vite që kam humbur tim atë dhe me timen i flas shumë shpesh. E kuptoj shumë mirë se sa shumë e ka mbajtur veten Juli aty sepse këto telefonatat dhe thirrjet imagjinare me ta janë shuma të rënda emocionalisht”.