Facebook
WhatsApp

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të martohen së shpejti? Çifti zbulojnë çdo gjë, ja sa fëmijë dëshirojnë të sjellin në jetë

Çifti i cili u njohën dhe dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku kanë zbuluar më shumë rreth jetës së tyre personale.

A do të ketë dasmë brenda këtij viti?” ishte një ndër pyetjet që iu drejtua çiftit, ndërsa Bardhi u shpreh “Nuk është se nuk e kemi menduar. E kemi menduar, por nuk e dimë kur.”

Në lidhje me këtë çështje foli edhe ish-missi duke thënë se ata do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë në kohën e duhur.

“Definitivisht do ta kemi një dasmë, por se kur kemi lenë gjërat në radhë...”- tregoi Sara.

Nga ana tjetër, çifti treguan se dëshirojnë të sjellin në jetë 4 fëmijë, 2 goca dhe 2 çuna.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat