Facebook
WhatsApp

Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën, ka një mesazh: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Sara Hoxha ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Cherry on Top”, ku u pyet për raportin që ka me Ledri Vulën.

As këtë herë ajo nuk dha një përgjigje të qartë, duke zgjedhur të ruajë një qëndrim të përmbajtur dhe të mos zbulojë detaje specifike.

“Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfardo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka të marrim dhe ne të marrim vesh çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash,” deklaroi Sara.

Sara gjithsesi ndau një mesazh të veçantë për nënat beqare”

“Mamatë single janë heroina sepse është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, por kemi prindërit, për të cilët jam falënderuese,” u shpreh ajo.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al