Facebook
WhatsApp

Sara Hoxha: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!

S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!”-kështu ka deklaruar Sara Hoxha sonte në puntatën e parë të emisionit më të bukur për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan 7” në Tv Klan.

Alketa Vejsiu: Bashkëshortja e Ledri Vulës apo ish-bashkëshortja? Se e bëra prezantimin dhe nuk e kam të qartë…

Sara Hoxha: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!

Alketa VejsiuKe qenë shoqja e tij apo jo, partnerja…

Sara HoxhaPo, partnerja.

Alketa Vejsiu: Bukur, përgjigjie inteligjente.

Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur Ledri Vula janë njohur vite më parë. Pak kohë pasi e konfirmuan romancën e tyre, ata sollën në jetë një vajzë të cilën e quajtën Poem Blu.

Muajt e fundit në rrjetet sociale kanë “vërshuar” lajmet për ndarjen e tyre, nisur nga fakti se ata nuk ndiqen më në Instagram dhe nuk ndajnë foto sëbashku. Megjithatë ende nuk ka një qëndrim publik prej tyre sa i takon “thashethemeve”./tvklan.al

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat